VIDEO/ Skena e pazakontë në Holandë! Tifozët e Rodës futen në fushë për të festuar ngjitjen, kthehen nëpër vende pasi shohin rezultatin e ndeshjes tjetër

Skena të pabesueshme mbërrijnë nga Holanda nga divizioni Eerste, pra niveli i dytë i kompeticionit, ku drama e vërtetë ndodhi në fund të sezonit. Para përfundimit të javës së parafundit, Ëillem II arriti të rikthehet në shoqërinë e më të mirëve dhei mjaftoi barazimi në Dordrecht me rezultatin 1-1. Në divizionin Eerste, dy skuadrat e para do të fitojnë pozitën direkte në elitë, ndërsa skuadrat e renditura nga vendi i tretë në të tetë do të luajnë play-off, më vonë atyre do t’u bashkohet ekipi i 16-të në Eeredivisie, kështu që rruga nëpër playoff është shumë e gjatë dhe e vështirë për të fituar një biletë për elitën.

Por tifozët e Rodës menduan se ekipi i tyre siguroi biletën për në elitë. Roda fitoi me shifrat 2-0 ndaj Camburg dhe Gronigen pësoi golin në minutën e 94 ndaj Telstar, 1-0. Pasi morën vesh lajmin, tifozët e Rodës hynë në fushë për të festuar rikthimin në elitë. Por vetëm një minutë më vonë, në të 95, Gronigen barazoi ndeshjen në 1-1 dhe tifozët e Rodës u kthyen sërish në vendet e tyre pasi u prish gjithë plani. Kjo pasi diferenca mes Rodës dhe Gronigen është 3 pikë, ndërsa akoma më e bukur është fakti se ka vetëm një ndeshje nga fundi i kampionatit dhe është pikërisht…Roda-Gronigen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Posts from the soccer
community on Reddit