Arsenali nuk dorëzohet për titullin kampion në Premier League, fiton thellë dhe vendos në presion Manchester City

Ndryshe nga Liverpuli, Arsenali nuk është dorëzuar në luftën e titullit kampion në Premier League. Ekipi i Artetas ka marrë një fitore të thellë në ditën e sotme teksa ka mposhtur me shifrat 3-0 Bournemouth.

Golat janë shënuar nga Saka, Trossard dhe Rice. Një fitore me shumë peshë që rrit diferencën ndaj Manchester City me 4 pikë, kur mbeten edhe 2 ndeshje nga fundi për Arsenalin. Megjithatë “qytetarët” kanë për të zhvilluar edhe 4 ndeshje deri në fundin e Premier League dhe nëse nuk bëjnë asnjë hap të gabuar, do të shpalleshin ata kampion në këtë sezon. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/