VIDEO/ Skena e pazakontë në Champions League! E ndjeu pësimin e golit, trajneri i Marsejës hyri në fushën e blertë gjatë aksionit të Totenhemit

Ndeshja e Marseille kundër Tottenhamit ishte emocionuese deri në bilbilin e fundit të arbitrit. Tensionin mes dy skuadrave e dëshmon më së miri sjellja e trajnerit të vendasve Igor Tudor në kohën shtesë. Para javës së fundit, situata në grupin D ishte e hapur, të gjitha skuadrat kishin shansin për të kaluar në 1/8 e finales së Champions League. Lideri i Tottenhamit nuk mund të ishte i sigurt për veten e tij.

Dukej se lojtarët e Antonio Contes do të humbnin shansin për të kaluar më tej pasi në pjesën e parë po humbisnin ndaj Marsellie me shifrat 1-0. Ata barazuan me nisjen e së dytës dhe situata e tyre ishte e sikletshme. Francezët sulmuan deri në minutat e fundit dhe në aksionin që do të ishte i fundit para mbylljes së takimit, Marsellie u kap në kundërsulm. Trajneri i tyre, Igor Tudor, u fut në fushën e blertë tërësisht i acaruar me lojtarët e tij që gabuan në mënyrën e vendosjes dhe do ta pësonin pikërisht në atë moment. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online