“S’më pëlqeu fare kartoni i Jazexhiut“, Shkëmbi i kthen përgjigje Bellait: Mund të kemi çdo lloj justifikimi, por të respektojmë punën e tjetrit

Janë luajtur sot dy ndeshjet e para të javës së 11 të “Abissnet Superiore“-s. Erzeni nuk thyhet as nga Kastrioti, teksa skuadrat janë ndarë në barazim 1-1. Krutanët gjetën golin e avantazhit shumë shpejt. Bedri Greca e dërgon topin në rrjetë që në minutën e 7, por në pjesën e dytë të takimit Erzeni kthen sërish baraspeshën. Nonato rrotullohet bukur në zonë dhe goditja e tij mposht portierin Sali. Skuadrat largohen me nga një pikë nga stadiumi, çka e mban ekipin shijakas në vendin e tretë të renditjes.

Në krahun tjetër, Teuta ka dështuar të fitojë edhe nda Bylisit. Një tjetër barazim është regjistruar në Ballsh, ku rezultati përfundimtar shënoi 0-0. Kriza vazhdon të jetë prezente te skuadra durrsake, që mban vendin e fundit në tabelën e renditjes. Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti bo gol“ në “Oversport“.

Shkëmbi (Teuta): “Deklarata e Bellait që Bylisi luajti vetëm me portierin Qirko? Ne trajnerët mund të kemi lloj-lloj justifikimesh. Edhe portieri kundërshtar pati momentet e tij. Ne trajnerët duhet të respektojmë punën e kundërshtarit. Nuk mund të themi që luajtëm vetëm ne me portierin. Jam i kënaur me pikët, por patjetër edhe me 0 gola të pësuar mbrapa. Sot u dukëm më shumë skuadër. Futbollistët shkonin ndihmonin njëri-tjetrin më me besim dhe më me dëshirë. Kjo më pëlqeu. Ajo që s’më pëlqeu fare është kartoni i Jazexhiut. Pavarësisht se është një lojtar i ri, nuk mund të shkon të shkaktosh faull në anësore, duke ditur që ke një karton të verdhë. Nuk dua ta them dhe ta mendoj më që kjo ndeshje është pikënisje, sepse është hera e dytë që pas Egnatias. Nëse nuk stërvitemi mirë dhe nuk kemi të njëjtën dëshirë si sot nuk ka as pikënisje dhe as pikëmbërritje“.

Çela (Kastrioti): “Po të flisnim para ndeshjes, një pikë nuk do të ishte keq. Por për mënyrën se si shkoi loja… Ne kaluam të parët në avantazh dhe kaluam shpejt në ruajtjen e avantazhit. Kam edhe unë pakënaqësi, sepse prisja më shumë. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta pranojmë fatin. Mund të ndodhë që janë ato ndeshje kur nuk luan mirë. Edhe ekipi i Erzenit pati rastet e veta, imponuan lojën. Kanë meritë, i përgëzoj. Jo më kot janë këtu ku janë. Mendoj që barazimi ishte rezultati më i drejtë. Shyqyr që u shty ndeshja me Kukësin, sepse nuk e di si do ia bënim në fundjavë”.

Bellai (Bylisi): “Ishte një ndeshje e vështirë nga ana psikologjike për ne, pasi vinim nga katër ndeshje që nuk fitonim. Pozitive ishte që nuk pësuam. Pjesën e dytë luajtëm vetëm ne me Qirkon, po nuk shënuam dot. Problemi jonë është që nuk shënojmë dot. Krijojmë shumë raste, por nuk shënojmë dot. Është e gjitha psikologjike. Lojtarët janë futur në një situatë të vështirë dhe ndihem sikur nuk kanë vlerë. Por mos të harrojmë që ishin këta çuna që e çuan skuadrën deri këtu. Nuk duhet të humbin vetëbesimin. Mos harroni se edhe Partizani ka humbur pikë me Krujën, me Egnatian. Të gjitha ekipet rrihen dhe humbin pikë. Dy episode pati Teuta, por kishin një Qirko në një ditë të shkëlqyer“.

Kapllani (Erzeni): “Pas ndeshjes me Vllazninë nuk kishim shumë kohë për ta përgatitur ndeshjen. Hymë për të bërë më të mirën sot, për të marrë fitoren. E nisëm mirë lojën. Por në një moment, me një goditje standarte pësojmë gol. Është e disata herë që përsëritet. Por përsëri arritëm të reagojmë. Patëm mundësi, përpos një shtylle në pjesën e parë. Luajtëm deri në fund për ta fituar ndeshjen, por mos të harrojmë që Kastrioti është një kundërshtar i fortë. Jam pak i mërzitur për mënyrën se si e pësojmë golin. Jemi ekip me shtatlartësi mbi mesatare. Nuk ndihem mirë kur pësojmë gol në të tilla situata. Pastaj ekipi gjeti forcat, pati dëshirë, pati personalitet“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online