Të gjithë thonë se ka bërë hapa mbrapa, Kristjan Asllani u tregon se nga vjen: Një vit e gjysmë më parë rrija në stol tek të rinjtë e Empolit

Kristjan Asllani luajti nga minuta e parë me Interin kundër Bayern Munchen në Champions League. Mesfushori shqiptar ka fillim të vështirë te zikaltërit pasi nuk ka marrë besimin e trajnerit Inzagi. Menjëherë pas ndeshjes së djeshme, Asllani ka treguar diferencën e madhe dhe hapat para që ka bërë në karrierë.

“Deri një vit e gjysmë më parë isha në stol në Primavera te Empoli. Të jesh këtu është një ëndërr, këtë skuadër e kam mbështetur që nga fëmijëria. Jam duke u rritur dhe fituar besim. Ishte vendimtare për të kaluar më tej. Mund të fitonim edhe ndaj Bayern Munich, por portieri i tyre bëri disa pritje të shkëlqyera. Tani e kemi kokën te Juventusi, nuk mund të humbasim më pikë”, tha Asllani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online