Evertoni shënoi sot ndaj Sauthemptonit një gol mjaft të zgjuar me anë të sulmeusit Thio Uollkot.
Ish-ylli i Arsenalit dhe Anglisë përfundoi me sukses një aksion mjaft të bukur, me një skemë shumë të zgjuar nga goditja e dënimit.
Ishte goli i parë i ndeshjes dhe i pari sezon për Uollkot, që në vitin 2018 ka shënuar 4 gola në total. Sezoni i ri ka nisur mbarë për të, sepse në minutën e 31-të dha krosin që prodhoi golin e dytë të ndeshjes, shënuar nga Riçarlison. Braziliani u ble për një shifër që u konsiderua anormale në verë, 45 milionë euro, por me 3 gola në 2 ndeshje i ka heshtur të gjithë.
Must have been a left over training ground routine from the Big Sam era. Much too sophisticated for the likes of Silva @Everton @theowalcott pic.twitter.com/ieyyWPkpVW
— Long Ball Tactics (@LongBallTactics) August 18, 2018