Marselo Bielsa është një trajner, i cili ka frymëzuar shumë kolege të vjetër e të rinj. Pep Guardiola e cilëson argjentinasin si “trajnerin më të mirë në botë”, ndërsa lojtarët e adhurojnë.
63-vjeçari mori këtë sezon drejtimin e Lids Junajtid dhe objektivi është rikthimi në Premier. Djemtë e Bielsës renditen në vendin e tretë në “Championship”, me 3 pikë më pak se kryesuesit e Noruiçit.
Gjatë stërvitjes, trajneri ka qenë duke provuar një nga skemat e tij. Pasim i gjatë në formë krosi dhe eurogol. Patrik Bamford, sulmuesi 25-vjeçar i Lidsit ka shënuar një gol shumë të bukur dhe Bielsa nuk është përmbajtur.
Vrapim me duart lart nga cepi tjetër i fushës dhe një përqafim i ngrohtë për lojtarin e tij. Goli të gëzon dhe në stërvitje, sidomos kur skema realizohet në perfeksion…
? @Patrick_Bamford pic.twitter.com/4b0VyCfXT6
— Leeds United (@LUFC) November 22, 2018