Një episod krejtësisht i pazakontë ka ndodhur në takimin e divizionit të tretë turk, midis Amedsport Sakarjasporit. Futbollisti i skuadrës vendase Mansur Çalar ka luajtur gjatë të gjithë kohës me një teh brisku në duar, të cilin e ka përdorur për të plagosur disa nga kundërshtarët e tij në momentet kur loja u tensionua.
Nuk kemi të bëjmë me dëmtime të rënda, gjithsesi fotot e publikuara nga mediet turke tregojnë se një pjesë e madhe e lojtarëve kanë pësuar lëndime në pjesë të ndryshme të trupit.
Gjithçka është kapur nga kamerat e pranishme në stadium dhe pamjet filmike janë shokuese. Çalar e përdorur tehun e briskut në momente të ndryshme të lojës, madje njëri prej kundërshtarëve tromakset pasi futbollisti i vendos në pjesën e qafës tehun e briskut.
https://twitter.com/KramponSport/status/1101852643708801025