Laci ka fituar me shifrat 0-1 kundër Apolonisë teksa Emiljano Musta arriti që të tundte rrjetën. Menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë, pas një gabimi fëmijnor në mbrojtjen e Apolonisë, Musta do të realizonte pasi gjendej i vetëm para portës kundërshtare. Ekipi vendas kishte mundësi për të barazuar rezultatin, por nuk arritën që të shfrytëzonin mundësitë e krijuara.
Nga krahu tjetër situata absurde u krijua te Tirana-Kastrioti. Hoxhallari arriti që t’i jepte avantazhin dhe tre pikët bardhebluve në fitoren 1-0, ndërsa krutanët menjëherë kërkuan që të ndërpritej ndeshja. Në aksionin e golit ishte një futbollist i Kastriotit që ishte i dëmtuar dhe kjo solli acarimin e tepruar të miqëve. Megjithatë pas kësaj fitore është Tirana që mban gjallë shpresat për titull. /Sport Ekspres/
Tirana-Kastrioti 1-0 Hoxhallari 78′
Tirana: Bekaj, Najdovski, Vangjeli, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toshevski, Batha, Giamfi, Halili, Torasa, Seferi
Trajner: Orges Shehi
Kastrioti: Hidi, Çela, De Silva, Bardhi, Moraes, Rami, Rezi, Husein, Deliaj, Zhivanaj, Okebugu
Trajner: Ramadan Ndreu
Apolonia-Laçi 0-1 Musta 48′
Apolonia: Harizaj; Agiare, Sota, Repaj; Zoga, Smaçi, Shanaj, Jeboah; Mihana, Gjata, Vasilj
Trajner: Fabricio Kamarata
Laçi: Sherri; Malota, Ignjatoviç, Obanor; Marku, Lushkja, Deliu, Zulfiu, Musta; Harmon, Mazrekaj
Trajner: Shpëtim Duro