Mançester Siti nuk e mendon aspak se cilën skuadër ka përpara, por thjesht jep maksimumin në çdo ndeshje. Ulvs arriti ti mundë djemtë e Guardiolës javën e kaluar dhe si duket gjithë inatin e asaj disfate e ka shfryrë ndaj ekipit të Kitchee SC.
Kampionët e Anglisë kanë arritur të fitojnë me rezultatin 6-1, duke i nadrë golat nga tre për çdo pjesë. Guardiola nuk i kishte kursyer aspak yjet që në fillim të ndeshjes, me David Silva, Sane e Stërling që e dërguan topin në rrjetë në pjesën e parë.
Në të dytë Sane plotësoi dopietën e më pas Nabil Touaizi dhe Iker Pozo e çuan në gjashtë numrin e golave të shënuar. Chun Law shënoi golin e flamurin për Kitchee në të 85-tën, kur rezultati ishte 0-5.
Miqësore
Kitchee SC-Mançester Siti 1-6
David Silva ’14, Leroi Sane ’40, ’55, Rahem Stërling ’43, Nabil Touaizi ’80, Iker Pozo ’88\Tsz-Chun Law ‘85