VIDEO/ “Si një kërcimtare”! Driblimi i Armando Brojës po bën xhiron e rrjeteve sociale, të gjithë tallen me Maguire

Para ndeshjes së Manchester United dhe Southampton, i gjithë shtypi britanik po priste me vëmendje duelin mes Armando Brojës dhe Maguire. Ky i fundit njihet për gafat e mëdha dhe të shpeshta që bën gjatë ndeshjeve, duke u konsideruar si një mbrojtës i mbivlerësuar.

Duke u nisur nga shpejtësia dhe driblimet e Brojës, kërshëri kishte edhe nga ana e tifozëve. Pak momente kur të dy lojtarët ishin në duel me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes, por momenti pikant i përket minutës së 87. Mjafton një lëvizje e vetme që Maguire të dërgohet në djall, megjithëse mbrojtësi kërkon ta ndalojë edhe në një mënyrë të veçantë. Kjo video e driblimit po bën xhiron e rrjeteve sociale aktualisht duke e konsideruar Maguire si kërcimtare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online