VIDEO/ E përgëzon edhe Kristiano Ronaldo! Shihni rastet e Armando Brojës ndaj Man.Utd, nga zvarritja e Shaw te lënia mbrapa e Maguire me Varane

Armando Broja është sulmuesi më i mirë që ka Shqipëria aktualisht dhe për këtë nuk ka më askush dyshime. Nga Manchester City, te Totenham dhe tani Manchester Utd. Lojtari kuqezi ka treguar se është niveli klasi duke dribluar mbrojtësit më të mirë të Europës. Në ditën e sotme furia shqiptare nisi që në minutën e 3 për të dribluar Varane si të mos ekzistonte. Megjithatë pasimi i Brojës ishte i gabuar dhe nuk u shndërrua dot në asist. Në minutën e 54, Shaë do të zvarritej duke u kapur te fanella e sulmuesit shqiptar, me këtë të fundit që e vazhdoi aksionin duke goditur në portë, ndërsa De Gea arriti të shpëtonte gjithçka.

Protesta edhe te arbitri për shkakun se ndalesa e palejuar nga Shaë i prishi jo pak llogaritë në tentimin e golit. Për të vazhduar me minutën e 67 ku Broja merr bukur krahun dhe kalon Maguire, por dalja e De Geas para tij nuk i la asnjë mundësi për të bërë diçka më tepër. Një tjetër mundësi e mirë në të 87 atje ku Broja lë mbrapa Maguire me një super driblim, ndërsa mbrojtësi rikthehet për ta shkelur në zonë. Asnjë 11-metërsh, jemi në Angli! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online