“Real Madridi kishte arbitrat me vete sot”! Deklarata e fortë nga De Ligti: Ja pse kanë 14 Champions League

Përballja mes Realit të Madridit dhe Bajernit të Mynihut u mbyll me polemika. Goli i De Ligtit u anullua për pozicion jashtë loje, por protestat ishin të shumta për këtë vendim. Pas përfundimit të ndeshjes, mbrojtësi holandez nuk i kurseu thumbimet për ekipin spanjoll në deklaratën e tij për “Movistar”-in.

“Nuk dua të them që Reali i Madridit i ka gjithmonë arbitrat me vete, por kjo bëri diferencën sot. Reali, kur mendon se ata kanë v.dekur, ka frymën e fundit… për këtë arsye kanë 14 Liga të Kampionëve”, ka deklaruar De Ligti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/