VIDEO/ “Shumë i madh tek moshat”! Ardhja me “shpejtësinë e dritës”, shihni realizimet identike të Brojës me Chelsea-n si ndaj Andorrës

Armando Broja ka shkëlqyer në fitoren e Shqipërisë U-21 në transfertën ndaj Andorrës U-21, ku kuqezinjtë fituan në shifrat 0-3. Shumëkush mund të thotë se Shpresat kishin testin më të lehtë në letër dhe se lojtarët nuk vlerësohen ndaj rivalëve modest. Por nga ana tjetër jemi duke folur po për të njëjtin kundërshtar që sezonin e mëparshëm na ka ndalur në barazimin 2-2, që ka fituar ndaj Turqisë U-21 në shifrat 2-0 dhe që ka barazuar 3-3 ndaj Anglisë U-21.

Pra në futboll nuk mund të fitohet kurrë vetëm në letër. Mes shumë mungesave që ka pasur Shqipëria U-21, Alban Bushi kërkoi nga trajneri Reja që t’i linte Armando Brojën. Jo më kot, pasi kjo ishte e vetmja mënyrë për të pasur qetësinë ndaj Andorrës dhe për të mos kthyer makthet e së shkuarës.

Goli i parë do të vinte pikërisht nga këmbët e këtij sulmuesi që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 16 për të çliruar edhe në aspektin psikologjik Kombëtaren. Mënyra? E preferuara e tij! Me “shpejtësinë e dritës” vjen nga pas shpinës së mbrojtësave dhe ruan ritmin me topin në zotërim për ta ndalur në rrjetë.

Realizime të ngjashme kanë ardhur nga Armando Broja edhe kur ka luajtur te grupmoshat e Chelsea-t, deri në U-23 e londinezëve. Sigurisht që ikjeve të tilla ndaj mbrojtësave kundërshtar është e vështirë që të realizon në nivelet e larta pasi lojtarët tregojnë eksperiencën e tyre për të mbyllur këto situata të vështira.

Por dëshmia është e qartë se Armando Broja ka shpejtësi të madhe, driblim dhe saktësi përpara portës. Vetë realizimet e shumta në të njëjtën mënyrë te grupmoshat e Chelsea-t e tregojnë këtë gjë. Ajo që u pa qartë është se këtë sulmues mund ta quajmë “të madh për të vegjëlit”. Jemi duke folur vetëm për një lojtar 19-vjeç që nëse vendoset për të luajtur me bashkëmoshatarët e tij dhe lojtarë që janë deri në moshën 23-vjeçare është thuajse i papërballueshëm dhe i pamundur që të ndalet.

Brumi është aty, së bashku me fatin e madh për të punuar me trajnerin që fitoi Champions League, Tuchel. Nëse Armando Broja do të vazhdojë në këto ritme dhe do të përmirësohet edhe më tepër, me siguri që këtë spektakël dhe fluturim prej tij do ta shohim edhe në arenat më të rëndësishme të Europës. Më në fund edhe Shqipëria do ta ketë yllin e saj të munguar! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online