“Josa dhe Nexhipi ikën për objektivat”, Gjici tregon batutat me Pejiç: Më tha që si ai nuk i vijnë më Shqipërisë

Kukësi do të vijë me një revolucion këtë merkato dhe ndryshimet e para kanë nisur në stafin drejtus. Nderim Nexhipi është larguar nga posti i tij si drejtor sportiv, ndërsa rrugët me klubin i ka ndarë edhe trajneri Mirel Josa. Ndërkohë pranë verilindorëve është afruar Pero Pejiç, i cili pritet të zëvendësojë Nexhipin. Për këtë temë ka folur vete  Presidenti i Nderit, Safet Gjici, i cili premton për afrime cilësore në skuadër këtë verë.

“Klubi ka ndërprerë bashkëpunimin me mirëkuptim. Nuk realizoi objektivat që ishin parashikuar në kontratë. I urojmë suksese kudo që të shkojë profesor Josës. E falënderojmë për aq sa punoi. Minimumi duhet të kapeshin kupat e Europës. Kështu që u zgjidh marrëveshja. Ka qenë pjesë e kontratës. Sa i takon Nexhipit, ai ka dërguar një mesazh dorëheqjeje para pak kohësh. Edhe Nexhipi besoj se është çështje e mbyllur.

Pero Pejiç ju e dini që ka qenë një lojtar i rëndësishëm i Kukësit. Është një nga kroatët që kemi pasur bashkëpunim të mirë. Kemi biseduar për të gjetur disa lojtarë cilësorë. Madje i kam thënë me shaka që duam lojtar si ai dhe më tha se si Pejiç nuk vijnë më në Shqipëri. Sigurisht ma tha me shaka. Asnjëherë nuk është e pamundur. Besoj se do na ndihmojë të gjejmë lojtarë cilësorë. Do bëjmë disa blerje të rëndësishme, që të jemi konkurrues. Për pak muaj kthehemi në fushën tonë dhe kërkohet një staf teknik cilësor, që të bëjë diferencën, sikurse edhe lojtar.

Kampionati çdo vit bëhet më i fortë, ka konkurrencë, të gjitha ekipet forcohen. Me një trajner të mirë, që do të bëjë ekipin, them se Kukësi do të marrë rezultate dhe të realizojë objektivin titull kampion. Pejiç do të jetë pjesë e stafit, pozicionin e vendos klubi. Pero uroj të bëjë punë të mirë si drejtues. Nuk kemi folur për marrëdhënie kontraktuale, ato i ka klubi. Kemi pirë një kafe dhe i kam kërkuar që duam lojtarë cilësore. Ata duan pagesa dhe klubi do i marrë masat.

Problemet me pagat? E para e punës klubi ka kontrata atje dhe ata që nuk kanë realizuar objektivat, kanë penalizime në kontrata. Edhe gjatë sezonit mund të kenë pasur penalizime, siç janë gjoba. Ikën Josa, Nexhipi prej objektivave. Nuk di se çfarë do të bëjë klubi edhe me disa futbollistë, që nuk kanë dhënë asnjë kontribut. Klubi po kërkon staf profesionist, duke nisur me Peron e të tjerë. Nuk e di kush do jetë trajneri, klubi po flet me disa. Kemi disa lojtarë cilësorë, si Ibraimi, Taipi, Gashi e Demiri, që nuk lëvizin, janë me kontrata. Mund të duhen 4-5 lojtarë cilësorë që të synohet titulli. Pastaj varet edhe nga trajneri, që duhet profesionist bashkë me stafin”, ka thënë Safet Gjici./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online