Lojtarët me origjinë shqiptare kanë rezultuar vendimtar në tri takimet e luajtura sot në Superligën zvicerane. Pajtim Kasami dhe i riu premtues Bastien Toma kanë realizuar dy golat në fitoren 2 – 1 të Sionit ndaj Tunit. Në këtë takim luajti që nga minuta e parë dhe mëngjarashi i kombëtares shqiptare Mërgim Lenjani.
Goli i Bastien Tomës
Goli i Pajtim Kasami
Bazeli i Taulant Xhakës është ndalur me një barazim 1 – 1 në transfertën e Lucernës. Në golin e vendasve rol kyç pati dhe sulmuesi i ri i Kosovës, i cili shërbeu kolegun e tij me pasin final. Ndërkohë, mesfushori i kombëtares shqiptare nuk e shmangu dot ndëshkimin me karton të verdhë.
Mesfushori tetovar Nedim Bajrami po kalon një moment të shkëlqyer, teksa shënoi golin e dytë në fitoren e Grasshopers ndaj St. Gallen. 19-vjeçari po tregon një formë të mirë, pasi arriti të shënonte dhe në takimin e javës së shkuar ndaj Ksamaksit.
Goli i Nedim Bajramit