VIDEO/ Shqiptarët bëjnë protagonistin në Kroaci, nga asisti i Çokajt te përmbysja e ish-lojtarit të Kukësit

Futbollistët shqiptarë vazhdojnë të tregojnë vlerat e tyre në kampionatin kroat. Enis Çokaj dhe Mirlind Daku kanë bërë protagonsitin në duelin e sotëm mes Osijekut dhe Lokomotivës së Zagrebit. Kryeqytetasit shënuan të parët, kur në minutën e nëntë Çokaj jep një asist me krosimin e tij nga goditja nga këndi.

Megjithatë Lokomotiva e Zagrebit do të humbte, teksa golin e përmbysjes e shënoi pikërisht Mirlind Daku. Ish-sulmusi i Kukësit dhe Ballkanit shtyu topin në rrjetë në minutën e 88 duke shtruar rrugën drejt fitores, e cila u hipitekua me golin “frymën e fundit” nga Fioliç. Ndërkohë ndeshja do të mbyllej përpara kohe për Çokajn, i cili ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 93-të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online