Nuk mbyllet gjithçka me një fitore, ja se çfarë u komunikua mes lojtarëve dhe tifozëve në mbledhjen e veçantë

Pas një vuajtjeje të gjatë rezultatesh, Partizani ka marrë sot fitoren e dytë në kampionat. Këtë herë tre pikët marrin një vlerë më të madhe, pasi përballë në fushën e lojës kishin kampionët në fuqi të “Abissnet Superiores”. Por duket se për tifozët nuk mbyllet gjithçka vetëm me një fitore. Pas ndeshjes tifozët kanë mbledhur lojtarët për shkëmbyer fjalë mes tyre.

“Sport Ekspres” ka zbuluar se çfarë u komunikua në këtë mbledhje të veçantë te Partizani. Tifozët u kanë bërë të qartë lojtarëve se nuk mund të kënaqen vetëm me një fitore, pasi shumë të tjera janë lënë rrugës. Kërkesa e mbështetësve të klubit kryeqytetas ishte që futbollistët të jepnin zemrën në fushë për Partizanin dhe të luanin me po të njëjtin karakter si i sotmi.

Ndërkohë pranë tifozëve shkoi edhe Olsi Rama, me dëshirën për të ulur gjakrat pas asaj situate të krijuar në ndeshjen e fundit si dhe për ti falenderuar për mbështetjen e treguar ndaj skuadrës. Por gjërat nuk kanë shkuar siç drejtori i Partizanit mund ta kishte menduar, teksa tifozët e kanë përzënë nga mbledhja e veçantë që zhvilluan me lojtarët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online