Zyrtare/ I riktheu identitetin Milanit, Pioli firmos rinovimin e kontratës: I kthej dashurinë tifozëve duke e bërë ekipin konkurues

Rikthimi i identitetit të Milanit “të madh” ka qenë padyshim meritë e Piolit, i cili ka ngritur nivelin e skuadrës pa pasur yje në ekip. Fitorja ndaj Atletico Madrid i bindi drejtuesit që rrugëtimi me trajnerin italian është e vetmja zgjidhje. Ditën e sotme Pioli nënshkroi një kontratë të re dy-vjeçare me Milanin, me përmirësim të rrogës së tij. Tekniku italian ka falënderuar klubin për këtë mundësi si dhe tifozët që sipas tij janë të mrekullueshëm.

“Falënderoj klubin që më dha mundësinë të drejtoj një ekip konkurrues por edhe me vlera të rëndësishme, ato që nuk duhet të mungojnë kurrë dhe që e bëjnë Milanin unik. Jam krenar për rrugën e ndjekur deri tani, për marrëdhënien e empatinë që kam krijuar me drejtuesit, rritjen e lojtarëve të mi dhe pasionin që karakterizon të gjithë ata që punojnë në këtë klub të lavdishëm. Tifozët tanë janë të jashtëzakonshëm dhe shpresoj t’ua kthej dashurinë duke e bërë Milanin gjithnjë e më konkurrues”- u shpreh Pioli./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online