VIDEO/ Shpresat e Bushit zhgënjejnë në testin miqësor, Bullgaria i mund me goleadë

Bullgari U-21-Shqipëri U-21 4-0

Nga fitorja e thellë kundër Andorrës në një humbje po të tillë kundër Bullgarisë. Kuqezinjtë e vegjël ndryshojnë fytyrë brenda pak ditëve. Shpresat e udhëhequra nga Alban Bushi zhgënjejnë në testin miqësor të zhvilluar ditën e sotme. Kombëtarja U21 hyri në fushë me një formacion krejtësisht ndryshe nga ai kundër Andorrës, duke i besuar këtë herë më tepër prodhimit të futbollit shqiptar.

Por fati nuk u buzëqeshi këtë herë, teksa Bullgaria fitoi me goleadë 4-0 në fushën e lojës. Kundërshtarët e gjetën rrugën e rrjetës shumë shpejt, teksa që në minutën e 2-të të takimit e dërgojnë topin pas shpinës së Laroshit. Vetëm 3 minuta më vonë bullgarët dyfishijnë shifrat, ndërsa në harkun kohor të 12 minutave e gjejnë veten në një avantazh 3-0. Ndërkohë goli i fundit për ta do të vinte në minutën e 68 të pjesës së dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online