“Kemi bërë gjysmën e punës”, Salihi shpjegon problemin te Kombëtarja: Të ishte faji i sulmuesit e ndërronim

Pas pak minutash Shqipëria zbret në fushën e lojës për tu përballur me Kombëtaren e Çekisë në një miqësore. Ndeshja e parë me Uellsin tregoi një siguri të madhe në mbrojtje, por ai që çaloi ishte sulmi. Është pikërisht ky repart që Reja dhe stafi i tij teknik synon të përmirësojë duke nisur që nga ky takim. Një gjë të tillë e konfirmon edhe Hamdi Salihi, i cili në një prononcim për mikrofonin e “Supersport” shprehet se në Kombëtare po punojnë shumë për të qenë më  të suksesshëm në repartin ofensiv dhe për këtë duhet të japë kontributin gjithë ekipi dhe jo vetëm sulmuesit.

“Këtë herë kishim kohë më shumë se ndeshjet e tjera. Dëshira e trajnerit ishtetë provonte sa më shumë lojtarë pa prishur balancat. Këtë herë luajnë 4 lojtarë të rinj. Ne kemi bërë gjysmën e punës, sepse futbolli është të mbrosh dhe të sulmosh. Duhet të rregullohemi në fazën ofensive për të shënuar dhe për të sulmuar më shumë përpara, por njëkohësisht edhe duke mos prishur balancat. Kemi krijuar një siguri, një bazë në fazën mbrojtëse. Atë e kemi krijuar si ekip. Edhe për fazën sulmuese duhet të punojmë si ekip. Nuk është faji i sulmuesit, sepse kështu do ishte shumë e thjeshtë, e ndërrojmë dhe vëmë dikë tjetër. Duhet të punojmë si ekip. Kemi punuar me detaje për goditjet standarte”, ka thënë Hamdi Salihi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online