VIDEO | Shpirt kapiteni, ja çfarë ndodhi me Henderson pas Barcelonës

Xhordan Henderson, kapiteni i Liverpulit, nuk është një nga lojtarët më teknikë apo më cilësorë me topin në këmbë te skuadra e Liverpulit, por është padyshim lojtari që lë shpirtin në fushë. I kudondodhur, mesfushori bëri një ndeshje të madhe përballë Barcelonës.

Madje, Henderson edhe ishte protagonist në golin e parë, pasi gjuajtja e tij e pritur nga Ter Shtegen gjeti këmbët e Origit, që shënoi. Henderson luajti 90 minuta në takimin historik përballë Barcelonës, edhe pse u dëmtua disa herë. Por Klop nuk kishte luksin që ta zëvendesonte, prandaj anglezi shtrëngoi dhëmbët dhe e mbylli takimin.

Kamerave iu shpëtoi kjo gjë, por pas ndeshjes, Henderson nuk mund të ngrihej më në këmbë. Shokët e tij të skuadrës e ndihmuan të ngrihen dhe ashtu me lot në sy, festoi së bashku me ta kualifikimin historik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *