Pas Juventusit në Itali, të njëjtin fat duket se po e pëson edhe PSG në Francë. Parisienët janë pranë rrëzimit nga froni pas një dominimi në vitet e fundit në Ligue 1. Pavarësisht se sot kanë shpërthyer në gola kundër Reims, sërish fitorja 4-0 nuk i sjell dot vendin e parë në tabelën e renditjes.
Skaudra e drejtuar nga Poçetino e sheh veten një pikë larg Lilës, që ka shtyrë me një javë çështjen e kurorëzimit të kampionit të Francës. Lilë ka barazuar pa gola kundër Saint Etienit, duke hequr mundësinë për të festuar këtë mbrëmje titullin, nga i cili tashmë e ndajnë vetëm 90 minuta.
Në javën e fundit të Ligue 1 do të vendoset se cili do të jetë triumfuesi i këtij sezoni. Gjithçka është në dorë të Lilës këtë herë. PSG-së nuk i mjafton vetëm të fitojë kundër Brestit, pasi duhet të shpresojë për një tjetër hap fals të rivalëve ndaj Angers./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
[GIF] ?
Le but du 4-0 inscrit par Moise Kean ! ?#PSGSDR | #KEAN pic.twitter.com/LdvWH6ma5A
— Raspoutine_XIV (@NEWSSG_) May 16, 2021