Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur në ndeshjen e djeshme mes Shtutgartit dhe Këlnit, të vlefshme për Kupën e Gjermanisë. Një sherr masiv ka ndodhur në stadium përpara fillimt të këtij takimi, ku protagonist ka qenë edhe një shqiptar.
Bëhet fjalë për reperin Dardan Mushkolaj, i cili duket se ka nisur përplasjen me grupimin ultras. Muzikanti shqiptar ka filmuar tifozët e grupit gjerman me celularin e tij. Por ky veprim nuk është pritur mirë prej tyre dhe i kanë kërkuar të largojë menjëherë telefonin.
Pas refuzimit të Dardanit, ka nisur edhe konfrontimi fizik. Tifozët e Shtutgartit i janë sulur reperit dhe shoqëruesve të tij, duke i nxjerrë me shk.elma e me g.rushta jashtë stadiumit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Bei dem gestrigen #DFB Pokal Spiel zwischen @VfB und dem @fckoeln, wurde der Stuttgarter Rapper „Dardan“, nach mehrmaliger Aufforderung sein Handy wegzupacken, von der Stuttgarter Kurve geworfen. pic.twitter.com/4qAhDW3CF0
— ??????? (@THiSiZGi0) October 28, 2021