Shkuan të protestojnë për kohën shtesë, arbitri tallet me lojtarët e Realit: Kishit 90 minuta, mos m‘u ankoni për një minutë

Reali i Madridit u ndal në një barazim 0-0 kundër Osasunës. Futbollistët e skuadrës së njohur spanjolle e kanë përfunduar ndeshjen me protesta. Vinicius Jr. Militao dhe Rodrygo kanë vërshuar drejt gjyqtarit për tu ankuar për minutat shtesë. “Vetëm 4 minuta… pse 4? Si? Është e pamundur! U bë një zëvendësim dhe pastaj edhe një tjetër“, ishin fjalët e lojtarëve të Realit.

Por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Grados, i cili nuk ka ngurruar as të tallet me “los blancos”. “Kishit 90 minuta, kështu që mos m’u ankoni pse nuk shtova një minutë”, ishte përgjigja e arbitrit kryesor të ndeshjes mes Real Madridit dhe Osasunës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online