VIDEO/ Shpërthen në 12 minuta me realizim dhe asist! Sokol Cikalleshi shënon si kurrë më parë në këtë sezon në Turqi

Sokol Cikalleshi e ka nisur me “marsh të pestë” përballjen mes Rizesporit dhe Koniasporit. Sulmuesi shqiptar ka kontribuar me asist dhe gol në 12 minutat e para të takimit, ndërsa rezultati po vazhdon në shifrat 1-2. Në minutën e 6 të takimit, lojtari kuqezi do të merrte krahun e majtë të sulmit dhe duke u futur në brëndësi të zonës ka gjetur bukur Guilhermen, me këtë të fundit që nuk mund të gabonte përpara portës.

Merita e madhe në golin e parë i përkiste Cikalleshit, por sulmuesi shqiptar ka shënuar vetë pas gjashtë minutash. Një goditje e ftohtë që gjeti cepin e rrjetës i ofroi golin e dytë Koniasporit në transfertën ndaj Rizespor. Ky ishte goli i gjashtë personal për Cikalleshin në këtë sezon, por i pari që vjen me këmbë. Kjo është edhe e veçanta pasi deri tani sulmuesi kishte realizuar vetëm me kokë duke marrë emërtimin si “mbreti i ajrit”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online