“I thashë edhe në sy, komplimente nga mua”! Presidenti në Serinë A sulmon Agnellin: Aktor i lindur

Presidenti i UEFA-s, Ceferin, ka sulmuar Andrea Agnellin në ditën e djeshme duke u ndierë i tradhëtuar nga numri një i Juventusit. Mes tyre ekzistonte edhe lidhje e fortë shoqërore, ndërsa Ceferin kishte pagëzuar një prej fëmijëve të presidentit të Juventusit. Por kur bëhet fjalë për shumë para, vlerat njerëzore humbasin. Ceferin kishte biseduar me Agnellin vetëm pak ditë më parë dhe kreu i bardhezinjëve i mohoi të gjitha zërat që po qarkullonin në media si të rreme, për të siguruar kreun e UEFA-s se nuk po organizohej asnjë Superligë.

Kur papritur Juventusi figuron në mesin e ekipeve që kërkon të sundojnë futbollin në mënyrë të pavarur. Mbi këtë çështje ka reaguar edhe presidenti i Sampdorias, Masimo Ferrero. Ky i fundit njihet pa fjalët e tij “pa doreza”: “E përgëzoj krijuesin e këtij drejtimi të ri, Andrea Agnellin. Unë ia kam thënë gjërat që doja në sy, por ai meriton komplimente për artin e aktrimit që ekspozon. Edhe unë do të doja të kisha aftësinë e tij për të aktruar, ftohtësinë e tij, është shumë kinematografike”, tha presidenti i Sampdorias. /Sport Eksrpes/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online