Portugalia e ka mbyllur në barazim pjesën e parë kundër Hungarisë. Ashtu si edhe pritej portugezët kanë dominuar takimin dhe janë në kërkimin e golit të parë. Por mbrojtja e hungarezëve ishte në lartësinë e duhur për të ndalur të gjitha tentativat që si pikë kyçe kanë Bernardo Silvën.
Në minutën e 5-të Portugalia kishte shansin e artë të avantazhin, teksa Diego Jota mund të nxirrte Ronaldon të vetëm para portierit. Por sulmuesi i Liverpulit u tregua egoist për të provuar më të vështirën, ndërsa kjo zgjedhje e ka acaruar së tepërmi yllin portugez./Sport Ekspres/
https://twitter.com/MUFCNohary_/status/1404840711174856708