VIDEO/ Ankoheni me “autobusin“ para porte? Loja qesharake që të pendon për biletën e blerë, ja si Danimarka fitonte Euro 92

Në futboll rëndësi ka vetëm rezultati dhe mënyra për ta arritur atë kalon në plan të dytë. Ekipet më pak të favorizuara në letër shpesh zgjedhin mënyrën më të thjeshtë për të dalë pa humbje nga ndeshja, duke u tërhequr me të gjitha forcat pas për të mos lënë asnjë hapësirë për kundërshtarët. Por nëse “autobusi” para porte duket i bezdisshëm në sytë e tifozëve, është Danimarka e vitit 1992 që ju bën të mendoheni dy herë për tu ankuar.

Danezët ngritën lart trofeun e Euro 92, duke mundur Gjermaninë në finale, por mënyra se si e arritën këtë trium ishte edhe qesharake. Lojtarët përfituan nga fakti se gjetën golin herët gjatë ndeshjes dhe për pjesën më të madhe të kohës kishin vetëm një strategji. Kthim topi pas te portieri, i cili priste kundërshtarin dhe më pas merrte sferën në duart e tij. E përsëritur kjo shpesh gjatë 90 minutave bënte çdo tifoz të pendohej për biletën e blerë për të ndjekur nga afër finalen. Nisur nga kjo taktikë aspak e bukur e Danimarkës, UEFA dhe FIFA ndryshuar më pas edhe rregulloren, duke mos lejuar portierin të prekë topin me duar nëse ai pasohet nga një prej shokëve të tij të skuadrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/FootyRustling/status/1404503253233119234

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online