VIDEO/ Shkëndija shtang Totenhemin e Murinjos, Nafiu barazon me një perlë nga distanca

Shkëndija ka shtangur gjigantët e Totenhemit. Pavarësisht se djemtë e Murinjos zhbllokuan shifrat e takimit që në minutën e 4-t, për pjesën tjetër të lojës nuk kanë mundur të tundin sërish rrjetën e kuqezinjve. Por një rezultat minimal asnjëherë nuk mjafton, edhe kur kundërshtari që ke përballë është modest.

Këtë e ka treguar më së miri Shkëndija e Ernest Gjokës, që ka ndezur ëndrrën e gjithë tifozëve shqitparë në minutën e 55-të të takimit. Është Nafiu ai që me një perlë nga distanca ka bërë atë që mund të dukej e pamundur, në fillim të përballjes, barazimin e shifrave. Një gol që mbart me vete një peshë të madhe, teksa kuqezinjtë e Tetovës janë gati të luajnë gjithçka për gjithçka mbrëmjen e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/KosovoMagazine/status/1309209406253432832

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online