Dinamo Tbilisi eliminohet edhe nga Europa League, rivali i Tiranës turpërohet nga ekipi i Ishujve Faroe

Dinamo Tbilisi i thotë përfundimisht lamtumirë Europës. Rivali i parë i Tiranës në Champions League është eliminuar edhe nga Europa League, madje në një mënyrë të turpshme. Nëse ai rezultat 0-2 ndaj kampionëve të Shqipërisë u prit në mënyrën më të keqe të mundshme, ku u shkarkua nga detyra edhe trajneri i ekipit, kjo ndeshje e sotme pritet të shkaktojë një “tërmet” të vërtetë në Gjeorgji.

6-1 shënuan shifrat përfundimtare të takimit të vlefshëm për turin e tretë kualifikues të Europa League. Por si për ta bërë edhe më të turpshme këtë humbje vjen fakti se eliminimia ka ardhur nga një ekip i panjohur, Klaksvik nga Ishijt Faroe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/GiorgiJavoiani/status/1309205338823024641

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online