“Banda e shqiptarëve” nuk është njësoj pa Uzunin e Kastratin, Lokomotiva shkatërrohet në Europë

“Banda e shqiptarëve“ nuk është më njësoj që pas largimit të Myrto Uzunit dhe Lirim Kastratit, teksa kanë humbur “kapot“ e tyre. E po ashtu edhe Lokomotiva ka humbur shumë, pasi dyshja e sulmit ishte një pikë referimi për të gjithë skuadrën, të cilën ia dilte ta nxirrte nga balta edhe në ditët më të vështira.

Mungesa e dy sulmuesve shqiptarë është ndjerë pafund mbrëmjen e sotme, aty ku Lokomotiva e Zagrebit është shkatërruar në ndeshjen e turit të tretë kualifikues të Europa League. Malmo ka turpëruar kroatët me fitoren e marrë me shifrat 5-0, duke bërë që skuadra e shqiptarëve të largohet në mënyrën më të hidhur nga ky kompeticion. Ndërkohë titullar nga minuta e parë kanë qenë Sherif Kallaku, Mersinaj dhe Cokaj, ndërsa në pjesën e dytë është hedhur në fushë edhe Indrit Tuci, por pa ia dalë të ngushtojnë shifrat në Suedi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online