VIDEO/ Shihni super pritjen e Thomas Strakoshës me reflekset fantastike, kundërshtari nuk i beson syve dhe përgëzime nga lojtarët e Lacios

Lacio arriti që të fitonte me shifrat 1-4 në transfertë ndaj Genoas. Në këtë takim ishte Thomas Strakosha që e nisi nga minuta e parë, ndërsa Elseid Hysaj gjendej në stol. Gardiani shqiptar bëri një ndeshje të nivelit të lartë duke mbajtur portën e paprekur më veçanërisht në pjesën e parë, për të mbajtur Lacion në lojë dhe për t’i shtruar rrugën drejt fitores.

Super pritja e Strakoshës do të vinte në minutën e 17. Pas një goditje me kokë të topit nga kundërshtari që ishte në distancë të afërt, portieri shqiptar shpalosi të gjitha reflekset e tij për t’i mohuar golin. Menjëherë do të vinte përgëzimi edhe nga shokët e skuadrës, teksa kjo pritje pasoi edhe disa të tjera në ditën positive të Strakoshës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online