VIDEO/ “Futbolli modern”! Rregullonte flokët dhe harronte topin në mes të aksionit, lojtari i Chelsea-t ndryshon modelin dhe shënon 2 gola

Mason Mount ka qenë objektiv i kritikave nga tifozët e Chelseat pas ndeshjes çerekfinale të Champions League kundër Real Madridit. Chelsea u mposht në shtëpi ndaj Real Madridit pak ditë më parë me rezultatin 1-3 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve dhe tifozët e klubit londinez nuk ishin shumë të kënaqur me lojën e skuadrës së tyre.

Lojtarët e kampionit aktual të Evropës u vunë në shënjestër të kritikave pas ndeshjes, e kjo ishte veçanërisht e vërtetë për Mountin, i cili nuk ishte në nivelin e tij në këtë lojë. Mirëpo, Mount u kritikua më së shumti nga fansat për shkak se ai harxhoi më shumë kohë për të rregulluar flokët sesa duke u shqetësuar për atë që po ndodhte në fushë.

Madje ka pasur një video ku shihet Mount teksa rregullon flokët gjatë një aksioni, gjë që ka shkaktuar zemërimin e tifozëve të Chelseat. Ndërkohë në ndeshjen e djeshme ndaj Southampton, Mount vendosi që të presë flokët në mënyrë që të heq fiksimin e tij. Modeli i ri ka dhënë rezultat pasi lojtari ishte më i përqëndruar dhe arriti të shënonte dy gola në fitoren 0-6 ndaj Southampton. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chelsea FC (@chelseafc)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online