Derbi mes Gallatasarait dhe Fenerbahçes rezervon gjithnjë spektakël. E nëse ky i fundit nuk prodhohet nga lojtarët, tifozët nuk zhgënjejnë kurrë. Të konsideruar si ndër më “të çmendurit” dhe më të zjarrtët në Europë, tifozët turq krijojnë gjithmonë “shoë“-n e tyre në tribuna. Por megjithëse pandemia i ka lënë jashtë stadiumeve, edhe prej andej dinë të lënë shenjën e tyre.
Këtë e kanë dëshmuar në derbin e sotëm të Stambollit mes Gallatasarait dhe Fenerbahçes. Në minutën e 7 të përballjes lojtarët kanë parë flakadanë të bien nga qielli, duke bërë që ndeshja të ndërpritet për pak kohë. Një shi flakadanësh të lëshuar nga jashtë stadiumit prej tifozëve turq i ka dhënë duelit shijen e vërtetë të derbit, me tifozët që kanë treguar se pavarësisht gjithçkaje mbeten aty për skuadrën e zemrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? Galatasaray – Fenerbahçe derbisinin 7’nci dakikas?nda sahaya dü?en yan?c? madde böyle görüntülendi. (DHA)
— Futbol Art? (@Futbolarticom) September 27, 2020
https://twitter.com/101ULTRAS/status/1310307726887710720