VIDEO/ Thesari i Juves ndërron krahun nga asfiksimi i Kumbullës, Ronaldo shpëton bardhezinjtë nga humbja

Roma dhe Juventusi kanë ndarë nga një pikë nga ndeshja e sotme ne “Olimpico”, teksa shifrat përfundimtare shënonin 2-2. Dy golat e parë erdhën nga pika e bardhë e penalltisë për të dyja skuadrat, pas prekjeve të dukshme me dorë brenda zonës së rreptësisë. Roma do i ngrinte shpejt buzëqeshjen Ronaldos me golin e Veretout, por ylli portugez bën heroin dhe shpëton Juventusin me golin e tij të dytë, në momentin kur bardhezintjë gjendeshin me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Rabiot.

Një përballje që do të mbahet mend gjatë kjo për Kumbullën, i cili debuton me fanellën e kryeqytetasve kundër kampionëve në fuqi të Italisë. I gjendur përballë yjeve si bardhezinj, mbrojtësi shqiptar nuk e humb aspak qetësinë dhe bën atë që di të bëjë më mirë, të jetë një mur i pakalueshëm për kundërshtarët.

Arsyen përse në merkato nisi një luftë për të blerë kartonin e tij e ka kuptuar më së miri edhe Kulusevski mbrëmjen e sotme. Thesari më i ri i Juves është asfiksuar në krahun e majtë nga Marash Kumbulla, duke detyruar Pirlon t’i ndërrojë krahë e ta kalojë në qendër, për t’i dhënë kështu sërish frymëmarrjen e munguar përballë talentit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/5ferred5/status/1310313482370330625

https://twitter.com/FTTV10/status/1310302613703987202

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online