Zyrtare/ Skënder Gega humbet titullarët, mbrojtësi i Kukësit largohet për një aventurë jashtë Shqipërisë

Merkatoja e fuqishme në hyrje te Kukësi tashmë i lë vendin asaj në dalje, duke bërë që për Skënder Gegën të fillojnë “dhimbjet e kokës“. Et’hemi, Musolli, Rroca, Abazaj dhe largimi i papritur i Telushit pasojnë me lamtumirën e Obanor. Mbrojtësi nigerian ka qenë një titullar i padiskutueshëm te verilindorët, por nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e tyre. Është vetë klubi që njofton ndarjen e rrugëve me lojtarin e prapavijës.

Kontrata e futbollistit afrikan ka skaduar dhe akordi për rinovim nuk është gjetur. Drejtuesit e Kukësit i kanë ofruar një zgjatje të kontratës, por ka qenë dëshira e Obanor për të mos hedhur firmën, pasi dëshiron të ndryshojë ambient. Mbrojtësi mendon se ka ardhur koha e duhur për të nisur një aventurë jashtë Shqipërisë, për këtë arsye i ka dhënë lamtumirën përfundimisht verilindorëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

NJOFTIM I KLUBIT!

Erhun Obanor nuk është më pjesë e Kukësit! Mbrojtësit nigerian i përfundoi kontrata këtë verë dhe pavarësisht se klubi i ofroi një kontratë të re me kushte shumë të mira, dëshira e futbollistit ishte të provonte një aventurë jashtë Shqipërisë!

Klubi i Kukësit e falënderon mbrojtësin nigerian për kontributin e dhënë me fanellën e Kukësit dhe i uron suksese në të ardhmen. Faleminderit Obi! Thank you Obi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online