VIDEO | Shfryn Mavraj: Kampionati grek pengohet nga… gjërat anësore

Mërgim Mavraj është kthyer në një lojtar të rëndësishëm tek Arisi i Selanikut, që dje u mund në transfertë nga AEK-u me rezultatin 4-0. Qendërmbrojtësi i kombëtares është shfaqur i zhgënjyer pas ndeshjes, teksa thekson se ishin të pafat në golin e parë që pësuan.

“Në dy pjesë ndahet kjo ndeshje. Besoj se pjesa e parë, shumicën e rasteve, të kohës dhe të qarkullimit të topit e kemi pasur ne. E kemi pasur ndeshjen nën kontroll. Kemi pësuar një gol shumë të pafat, me një top të devijuar, kaloi topi të sulmuesi me një takim dhe aty ishim pak  naiv. Besoj që treguam karakter. Shoh që skuadrat e tjera të vogla kur e pësojnë një gol të tillë në minutat e para e humbin vetëbesimin, e humbin shpresën. Kurse ne u përgjigjëm shumë mirë në mënyrën e lojës dhe pastaj dolëm pas pushimit të pjesës së parë me shumë guxim dhe vetëbesim. Goli i dytë na dëshpëroi, por ishte shumë e padrejtë”, është shprehur Mavraj për “sportdog.gr”.

Qendërmbrojtësi 32-vjeçar nuk intereson shumë AEK-u, ndërkohë që flet për kampionatin grek dhe problemet e tij. “Kampionatin grek është më ndryshe. E pengojnë shumë gjëra jashtë futbollit, gjëra anësore, si këtë herë që vendosi arbitri, i cili e prishi ndeshjen fare. Janë disa gjëra që të pengojnë herë pas here. Është një kampionat ndryshe, një eksperiencë e re për mua dhe një sfidë shumë e madhe. Në ndeshjet që kam luajtur e kam treguar që e kam pranuar këtë kampionat dhe kam treguar veten dhe atë që di të luaj”, ka deklaruar Mavraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *