VIDEO/ Shezni feston si të ketë shënuar! Spanja humbet penalltinë, Morata bën më të veshtirën me portën e zbrazët

0

Spanja është duke barazuar në shifrat 1-1 kundër Polonisë. Menjëherë pas baraspeshës së vendosur nga Levandovski, andaluzianët patë mundësinë e artë për të marrë sërish avantazhin në duart e tyre. Zherrard Moreno fiton një 11 metërsh dhe po ai vetë shkon për ta ekzekutuar.

Por nga pika e bardhë e penalltisë, futbollisti spanjoll nuk shënjestron si duhet kuadratin dhe godet shtyllën. Megjithatë topi është kthyer sërish pas dhe mbërrin në këmbët e Moratas, i cili me portën e zbrazët të gjithën në dispozicionin e tij bën më të vështirën.

Gjuajta e sulmuesit të Juventusit është për tu harruar, duke e dërguar topin shumë larg nga porta. Gabimi i Moratas lumturon pa masë shokun i tij të skuadrës te Juventusi, gardianin Shezni, i cili festoon si të ketë shënuar gol./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.