“Uellsi? Janë si Stoke City”/ Krahasimi i trajnerit të Italisë habit Bale: Nuk e dija që Stoke City…

0

Italia luan nesër sfidën e fundit në fazën e grupeve të Kampionatit Europian. “Axurrët“ kanë treguar një formë të jashtëzakonshme në dy takimet e para, duke e siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt. Megjithatë kjo nuk i pengon për të synuar fitoren ditën e nesërme, në mënyrë që ta mbyllin grupin në krye. Mancini ka komentuar në konferencë për shtyp kundërshtarët, duke bërë një krahasim me Stoke City-n.

“Do jetë një ndeshje shumë e vështirë në aspektin fizik, sepse ata janë të fortë si Stoke City, por gjithashtu janë edhe shumë teknikë”, ka thënë trajneri i Italisë, me krahasimin që lë disi të habitur Gareth Bale-n. I pyetur në lidhje me këtë, kapiteni i Uellsit shprehet: “Nuk e dija që Stoke City ishte kaq i mirë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.