“Brezi jonë ka luajtur futboll fantastik“, Rraklli kujton golin ndaj Gjermanisë: Më shikonin me inat te Frajburgu

0

Altin Rraklli është kthyer pas në kohë, duke kujtuar atë gol të vitit 1994 kur ndali topin në rrjetën e Kombëtares gjermane. Sulmuesi shqiptar ka folur për emisionin “Euromania“ në “News 24“ të moderuar nga Enxhi Biba, ku tregon më shumë rreth atij dueli me “pancerat“. Ndërkohë ai gol duket se i ka ndikuar për keq kur është kthyer te Frajburgu, teksa Rraklli shprehet se e shihnin me inat shokët e skuadrës.

“U bë kohë e gjatë me thënë të drejtën. Mema pothuajse i mori meritat se në aeroport me mua i thanë Rraklli, Rraklli, Memës. Përtej shakasë ai gol ishte i bukur ishte kënaqësi më vete. Por ne nuk e  fituam ndeshjen dhe vlera i humb golit kur nuk merr dot rezultat pozitiv.

Gjermania ishte e fortë, u bë kampione Europe atë vit. Kishte emra të fortë atë vit si Mateus. Ne u grumbullonim dy ditë para ndeshjes. Njëri vinte nga hëna tjetri nga marsi. E rëndësishme ishte që ne në atë ndeshje nuk u paraqitëm keq.

Ndikimi te Frajburgu? Më shumë për keq me thënë të drejtën, se kur u ktheva te Frajburgu më panë me inat, sepse janë nacionalistë. Më dha shumë ndër dhe moral si gol, por nuk është se luajti ndonjë rol të madh. Ndeshjet harrohen shpesh. I gjithë brezi jonë kemi luajtur futbollist fantastik”, ka thënë Altin Rraklli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.