Shalke 04 ka arritur të fitojë ndeshjen e parë në kampionat pas gjashtë javëve. Austriaku Shkopf shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për djemtë e Tedeskos në minutën e 11-të. Konopjanka krosoi një top në zonë nga krahu i majtë i sulmit dhe Shkopf kërceu bukur me kokë, duke i dhënë tre pikët e para skuadrës së tij.
Verder Bremen humbi shansin e artë për të dalë në krye të renditjes, pas humbjes kundër Shtutgartit në transfertë. Donis kaloi vendasit në avantazh në minutën e 19-të, ndërsa Verder mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 36-të. Serbi Vejkoviç mori dy kartonë të verdhë, çka solli largimin e tij nga fusha.
Megjithatë, Verder arriti të barazonte rezultatin në minutën e 68-të, nëpërmjet një autogoli qesharak të portierit të Shtutgartit, Ron-Robert Zieler. Vendasit u hodhën në sulm në kërkim të golit të fitores dhe e gjetën atë 15 minuta përpara fundit. Gonzalo Kastro shfrytëzoi një pasim të Gomez dhe shënoi, duke i dhuruar tre pikët ekipit të tij.
Në sfidat e tjera bie në sy barazimi 2-2 mes Volfsburgut dhe Gladbahut, ndërsa Laipcigu arriti fitoren e dytë rresht në kampionat, duke fituar në transfertë përballë Hofenhajmit. Nurenbergu reagoi pas humbjes së thellë kundër Dortmundin dhe mposhti Duseldorfin në shtëpi me rezultatin 3-0.
Hofenhajm – Laipcig 1-2
(Kramariç (pen) 93′ Poulsen 54’, 73′)
Nurenberg – Dyseldorf 3-0
(Behrens (pen) 28’, Ishak 64’, Palasios-Martinez 78′)
Shalke – Mainc 1-0
(Shkof 11’)
Shtutgart – Verder Bremen 2-1
(Donis 19’, Kastro 75′ / Sosa (aut) 69’)
Volfsburg – Gladbah 2-2
(Stefen 12’, Veghorst 59’ / Plea 7’, Hazard 48’)