VIDEO/ Sezon zhgënjimesh që mbyllet me një trofe, Juventusi mposht Atalantën dhe ngre Kupën e Italisë për herë të 14

Ka pëfunduar finalja e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Juventusit. Trofeu i takon bardhezinjve, që kanë dalë triumfues me shifrat 2-1 nga “Mapei Stadium“. I pari që tundi rrjetën ishte Kulusevski, i cili me një të majtë kirurgjikale ia bën të pamundur Golinit ti thotë jo golit. Megjithatë zikaltrit nuk dorëzohen, teksa në minutën e 41-të Malinovski barazon gjithçka me një gjuajtje të bukur.

Ndërkohë goli i fitores do të mbërrinte në pjesën e dytë. Kieza kombinon bukur me Kulusevskin dhe i gjendur brenda zone shënon edhe golin që do i sillte Juventusit triumfin. Bardhezinjtë ngrenë kështu Kupën e Italisë për të 14-n herë, duke e mbyllur kështu me një trofe këtë sezon zhgënjimesh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Citizenreturn/status/1395118886333333505

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online