Interi ka ndjekur hapin e Milanit. Zikaltrit kanë mposhtur Udinezen në transfertë me rezultatin 1-2. I pari që gjeti rrugën e rrjetës ishte Perisiç në minutën e 12, ndërsa në të 39-n Lautaro Martizes shënon edhe golin që në fund do të rezultonte ai i fitores.
Udineze është kundërpërgjigjur në pjesën e dytë të takimit me anë të Pusetos. Ky i fundit realizon një gol spektakolar nga goditja e dënimit në minutën e 72-të, por pa mundur t’i japi pikë ekipit të tij. Interi shkon në kuotën e 75 pikëve, vetëm 2 më pak se sa Milani i vendit të parë. Gara për titull mbetet ende e hapur, në një kohë kur kanë mbetur vetëm 3 përballje për t’u zhvilluar. Serie A duket se do të mbajë në ankth tifozët deri në ndeshjen e fundit këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Pusseto!!!pic.twitter.com/wlvCJzcvK7
— GoncaloDias17 (@goncalo_diass17) May 1, 2022