VIDEO/ Salah nuk e pret mirë vendimin e Jurgen Klop, tundte kokën në mosbesim pas zëvendësimit

Liverpool mundi 3-1 Sheffield United në Anfield dhe vazhdon rrugën drejt titullit kampion. Megjithatë, ajo që shënoi këtë ndeshje ishte vendimi i Jurgen Klopp për të zëvendësuar Mohamed Salah pas vetëm një ore lojë.

Egjiptiani nuk ishte i kënaqur që duhej të largohej nga fusha. Ishte e dukshme në fytyrën e tij dhe takimi me Jurgen Klopp i tregoi të gjitha, me lojtarin që tundte kokën në mosbesim. /Sport Ekspres/