VIDEO/ A e besoni se çfarë ndodhi? Çmenduri në Angli! Manchester United po fitonte deri në minutën e 99, Chelsea i kthen rezultatin

Dëshmia e madhe se futbolli në Angli është më i bukuri në botë vjen sot nga ndeshja mes Chelsea dhe Manchester United. Nëse e keni humbur, është gabimi më i madh pasi u luajt një spektakël futbolli.

Një ndeshje me emocion të madh dhe adrenalina që u shtua ndjeshëm në minutat e fundit. Ekipi i Pochetino e nisi ndeshjen në avantazhin e dy golave pasi Gallagher dhe Palmer dërguan rezultatin në 2-0. Por pjesa e parë do të mbyllej në barazimin 2-2 pasi Garnacho dhe Fernandes barazuan gjithçka.

Garnacho do të përmbyste rezultatin në minutën e 67 për t’i dhënë epërsinë djajëve. Ky avantazh do të mbahej deri në minutën e 99. Besojeni apo jo, por Palmer realizoi dy gola, përkatësisht në minutën e 100 dhe të 101 duke i dhënë fitoren e madhe Chelsea në 4-3. /Sport Ekspres/

Posts from the soccer
community on Reddit