“Sasa Lukiç u grind edhe me Granit Xhakan”! Hoxha tregon: Te Fulhami është një lojtar serb që mund t’i prish punë Armando Brojës

Përse po mbetet në tribunë Armando Broja te Fulham? Ky ishte diskutimi i ngritur në emisionin Koha Shtesë, i cili gjendet në Youtube dhe këtë herë si temë kishte sulmuesin e Kombëtares. (Më poshtë gjeni analizën e plot rreth situatës së Brojës).

Një teori e ngritur ishte ajo e një para kontrate që Broja ka refuzuar nga Fulhami për të qenë lojtari i tyre dhe për këtë arsye klubi e ka dënuar, duke e dërguar në tribunë. Ndërkohë i ftuar në Koha Shtesë, tifozi shqiptar i Fulham që e ndjek prej vitesh këtë skuadër në stadium, Norik Hoxha, u shpreh:

“Unë mendoj se Broja gaboi me zgjedhjen e tij. Te Ëolves do të ishte më mirë, ajo skuadër nuk kishte asnjë sulmues dhe Broja do ta kishte vendin e garantuar. Erdhi te Fulham mes 3 sulmuesëve për 1 vend. Për mendimin tim Broja erdhi këtu pasi dihet afërsia e madhe në distancë mes Chelsea dhe Fulham. Por mund të ndikojë edhe ambienti këtu për këtë situatë që po kalon Broja, mund të jetë paksa politike. Ne e dimë që te Fulhami është një serb që është lojtar i rëndësishëm, Sasa Lukic. Madje në ndeshjen Serbi-Zvicër ky futbollist është përplasur me Granit Xhakën në fushë. Mund t’i ketë krijuar një ambient jo shumë të mirë Brojës”, tha Hoxha. /Sport Ekspres/