VIDEO/ Sahiti “pushton” Zagrebin, sulmuesi shqiptar futet 2 minuta nga fundi i kohës së rregullt dhe tund rrjetën e Dinamos

Emir Sahiti po kalon një formë të mirë javët e fundit me Hajdukun e Splitit. Sulmuesi shqiptar “pushton“ Zagrevin, teksa në më pak se një javë shënon 2 herë në kryeqytetin kroat. Pas golit kundër Lokomotivës së Zagrebit në Kupë, tashmë Sahiti i shënon edhe gjigantëve të Dinamos së Zagrebit.

Futbollisti 23-vjeçar ka hyrë në fushën e lojës vetëm 2 minuta para se të përfundonte koha e rregullt, por nuk ka vonuar shumë për të lënë shenjën e tij. Në minutën e 94-t, Emir Sahiti tund rrjetën dhe vulos rezultatin përfundimtar në 0-2 për Hajdukun e Splitit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online