“I rilindur”! Mediat zgjedhin Rei Manajn si lojtarin e ndeshjes te Spezia, nuk shënonte në Seria A që nga 2016

Rei Manaj arriti që të shënonte golin e parë në Serinë A me Spezian pas huazimit nga Barcelona. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën ndaj Sasuolos, megjithëse realizimi ishte “lojë fëmijësh”. Reca do ta nxirrte me portën e boshatisur dhe Manaj nuk mund të gabonte. Por përtej golit, loja e tij në atë barazim 2-2 ishte për t’u duartrokitur. Gjithçka e pohoi vetë trajneri Mota para ndeshjes ku u shpreh se Manaj ishte rritur së tepërmi në stërvitje dhe po e detyronte që ta hidhte si titullar.

Shumë duele fizike të fituara ndaj kundërshtarëve dhe gjithmonë i rrezikshëm për Sasuolon. Për median “Goal” Manaj ka marrë notën 6.5, më e larta te Spezia ndaj Sasuolos dhe duke e quajtur “të rilindur”. Po e njëjta mënyrë vlerësimi edhe për Eurosport, që e dallon mbi gjithë të tjerët me notën 7. Ndeshja e fundit që Manaj kishte shënuar në Serinë A ishte 25 shtatori i 2016 në ndeshjen Xhenoa-Peskara, e mbyllur me shifrat 1-1. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online