Vllaznia ka rikthyer buzëqeshjen në fytyrat e tifozëve. Mbështetësve kuqeblu u kishte munguar prej vitesh një trofe nga skuadra e tyre e zemrës, por pritja mori fund sot. Ekipi i udhëhequr nga Brdariç ka sjellë në Shkodër Kupën e Shqipërisë dhe bashkë me të edhe festën e tifozëve.
Të gjithë sportdashësit shkodran kanë mësyrë rrugët e qytetit për të festuar këtë triumf. Qyteti i biçikletave këtë mbrëmje u pushtua nga makinat, teksa tifozët kanë zgjedhur këtë mënyrë për të festuar trofeun e Kupës së Shqipërisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/